Showbiz

“The Old Guard” rikthehet me vazhdimin e dytë në Netflix

“The Old Guard”

Charlize Theron rikthehet në aksion, duke e udhëhequr ekipin e luftëtarëve të pavdekshëm në vazhdimin e dytë të filmit të shumëpritur nga publiku, “The Old Guard”. 

Me historinë që vazhdon nga aty ku kishte mbetur në filmin e parë të mbushur me adrenalinë, traileri i sapolansuar prezanton një armike të re, të frikshme, e cila duket sa e lashtë ashtu edhe thellësisht personale. Kjo detyron kryepersonazhin Andromache Scythia dhe shokët e saj, të përballen me të kaluarën e tyre të gjatë dhe të përgjakshme.

Në zemër të kësaj përballjeje epike është Uma Thurman, e cila luan antagonisten e re dhe misterioze të quajtur, Discord. E përshkruar si “personi i parë prej të pavdekshmëve”, Discord ka një qëllim: të shkatërrojë Andyn dhe ekipin e saj. Duke qenë se tani Andy e ka humbur aftësinë për t’u ringjallur dhe i duhet të përballet me një kundërshtare kaq të fuqishme, filmi i ri paralajmëron një konfrontim të rrezikshëm midis këtyre dy luftëtareve, njëra që lufton për të mbrojtur dhe tjetra për të shkatërruar.

Krahas Theronit, filmi rikthen edhe personazhet tjera shumë të dashura nga publiku si, Nile, e personifikuar nga KiKi Layne, Joe, i sjell në ekran nga Marwan Kenzari, Nicky, i portretizuar nga Luca Marinelli, Booker, rol i luajtur nga Matthias Schoenaerts dhe Copley, i portretizuar nga aktori Chiwetel Ejiofor.

“The Old Guard” e shënon premierën në platformën digjitale Netflix më 2 korrik të këtij viti.