Showbiz

Taylor Swift u kërkon fansave të sillen mirë me Mayerin, përpara publikimit të albumit

Tylor Swift i ka ofruar ish të dashurit të saj John Mayer një mbrojtje shtesë para publikimit të albumit të riregjistruar (Speak Now), ku përfshihen këngë që eksplorojnë marrëdhënien e tyre kur Swift ishte 19-vjeçare e Mayer ishte 32-vjeçar, shkruan portali “Elle.com”.

Swift u tha adhuruesve të saj në Minneapolis, në kuadër të turneut Eras, se ajo ka lënë prapa çdo gjë që ka ndodhur kur ishte tinejxher. Ajo u tha adhuruesve gjatë interpretimit të këngës “Dear John”, që supozohet se e ka shkruar për ish të dashurin Mayer.

Ajo u bëri thirrje adhuruesve të tregojnë mirësi.

“Unë ngjitem në skenë gati çdo natë në këtë turne dhe shoh se si ndodhin gjërat më të bukura. Siç, ju shoh ju duke bërë miqësi me njëri-tjetrin. Ju shoh duke u lidhur. Ju shoh duke bërë dhurata. Shumë bashkëveprime të bukura, dhe dëgjoj shumë storie të bukura për miqësi që janë formuar në këto ngjarje. Kështu që dua t’ju kërkoj, pasi po shkojmë drejt publikimit të këtij albumi, që të tregoni mirësi dhe dashuri në internet. Tash jam 33-vjeçare, nuk shqetësohem se çfarë ka ndodhur kur isha 19-vjeçar, me përjashtim të këngëve që kam shkruar dhe kujtimeve që kemi bërë bashkë”, tha Swift. “Ajo që po mundohem të them është se arsyeja pse po e publikoj këtë album nuk është që ju të dilni e të më mbroni në internet ndaj dikujt që mund të mendoni se kam shkruar një këngë 14 milionë vjet më parë. Nuk shqetësohem më se çfarë ka ndodhur me mua atë kohë”.

Pas kësaj ka reaguar John Mayer në Twitter.

Është hera e parë që Swift ka folur publikisht, duke kërkuar nga adhuruesit që të mos bullizojnë online për temën e një kënge. Mayer u rikthye në vëmendje të adhuruesve të Swiftit në tetor të vitit të kaluar, kur publikoi këngën “Midnights”.

Adhuruesit besojnë se ato fjalë në këngë mund të jenë shkruar për Mayerin.

Ish i dashuri tjetër i Swiftit, Taylor Lautner, bëri shaka muajin e kaluar duke thënë se po lutet për Mayerin, pasi doli data e publikimit të albumit Speak Now.