Taylor Swiftit i është dhënë edhe një arsye për të buzëqeshur derisa po përgatitej për hapjen e MTV Video Music Awards të hënën - ajo është femra më e pasur në industrinë e muzikës.
Këngëtarja, e cila të premten e publikoi albumin e saj të ri Lover, i ka inkasuar 185 milionë dollarë midis qershorit 2018 dhe qershorit 2019, duke i mposhtur këngëtaret si Beyonce, Rihanna, Katy Perry, dhe Pink duke arritur në krye të listës së “Forbes” për femrat më të paguara muzikante.
Taylor në fakt i fitoi më shumë se dyfishin e shumës së fituar nga garuesja e vendit të dytë në listën e re, Beyonce, shkruan KOHA Ditore.
Ariana Grande, Jennifer Lopez, Lady Gaga, Celine Dion dhe Shakira gjithashtu u gjetën në 10 vendet e para.
-
Forbes shpall Taylor Swiftin muzikanten më të pasur ndonjëherë
-
Publikohet lista e artistëve më të paguar sipas “Forbes”
-
Rihanna, Beyonce dhe Taylor Swift ndër 100 gratë më të fuqishme në botë
-
Taylor Swift shpallet artistja “bestseller” e vitit 2019
-
Taylor Swift artistja me shitjen e më së shumti këngëve në dekadën e fundit