Kantautorja e famshme amerikane, Taylor Swift është emëruar artistja me shitjet më të mira gjatë vitit 2019, nga Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike.
Të enjten e kaluar, Swift e lansoi videoprojektin e fundit muzikor, “The Man”, këngë kjo e shkruar nga këngëtarja e cila po ashtu luan dhe e ka bërë regjinë e videoklipit.
“Lover”, që është albumi i shtatë i Swiftit i lansuar në gusht të vitit 2019, ka arritur t'i shesë 3 milionë kopje anembanë botës, vetëm në javën e parë të publikimit.
Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike, i llogaritë shitjet në bazë të të dhënave të siguruara nga kanalet transmetuese, albumet digjitale dhe fizike dhe shitjet e këngëve në të gjithë botën. Më pas, vlerësimet e tyre bazohen në vlerat relative të secilës metodë të konsumit, transmeton Koha.net.
Ed Sheeran u rendit i dyti në këtë listë i përcjellë nga Post Malone, në vendin e tretë dhe Billie Eilish, në vendin e katërt.
{gallery}
Edhe
“Time” shpall Taylor Swiftin si person të vitit
Kjo është hera e dytë që Swift është vlerësuar artistja me shitjet më të mira të vitit 2019. Për herë të parë këtë titull, këngëtarja e kishte fituar në vitin 2014. Ed Sheeran e kishte gëzuar këtë sukses në vitin 2017, derisa një vit më vonë, Drake e kryesoi këtë listë të përpiluar nga Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike.
Fituesja e dhjetëfishtë e çmimit “Grammy” e cila në janar të këtij viti e lansoi dokumentarin, “Taylor Swift: Miss Americana” në festivalin e filmit “Sundance”, do të jetë ndër performueset kryesore të edicionit të sivjetmë të festivalit muzikor “Glastonbury”, që mbahet në muajin qershor.
-
Taylor Swift, artisja e parë që pesë herë pati albumin më të shitur të vitit në SHBA
-
Taylor Swift artistja me shitjen e më së shumti këngëve në dekadën e fundit
-
Albumi i Taylor Swift, “Lover”, debuton në pozitën numër një në SHBA me 867.000 shitje
-
Taylor Swift kryeson top listën e “Forbes” për fitime muzikore