Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Sunny Hill” publikon datat për vitin 2026

Festivali "Sunny Hill"

Festivali "Sunny Hill"

Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë publikuar datat për këtë vit.

Festivali do të mbahet më datën 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

“Zyrtarizohet. Festivali Sunny Hill më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht. Shihemi në ‘kodër”, thuhet në postimin e llogarisë zyrtare të festivalit në rrjetin social Instagram.

Këtë postim, në Instastory, e ka shpërndarë edhe ylli Dua Lipa.


“Sunny Hill” ka sjell në Kosovë emra të njohur të skenës botërore, duke mbledhur për tri ditë vizitorë nga e gjithë bota.

Edhe Sunny Hill Festival rikthehet në Prishtinë në fund të muajit Showbiz Sunny Hill Festival rikthehet në Prishtinë në fund të muajit

Kosova gjatë ditëve kur mbahet festivali, kthehet në fokusin e mediave botërore, të cilat shkruajnë për atmosferën, emrat e njohur që përformojnë dhe energjinë e mirë të festivalit.

Vitin e kaluar "Sunny Hill" ishte temë në mediat e mëdha si BBCThe GuardianDaily Mail, të cilat përveç festivalit, raportuan edhe se si Dua Lipa mori nënshtetësinë e Kosovës.