Aktori dhe regjisori, Fisher Stevens, i ka ndjekur gjurmët e Ellen DeGeneresit dhe Rosie O'Donnellit, si personazhi i fundit i famshëm që largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë mandatit të dytë të presidentit amerikan, Donald Trump.
61-vjeçari që është fitues i çmimit “Oscar” ka zbuluar se e ka zhvendosur familjen e tij nga Amerika për në Londër, gjatë dy muajve të fundit.
“E zhvendosa familjen time në Londër rreth tetë javë më parë. Kemi një fëmijë 12 vjeç dhe një 9 vjeç, dhe unë dhe gruaja ime vendosëm se ishte koha të largoheshim nga SHBA-ja, për të parë se si është në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar", i tha ai revistës “People”.
Stevensi është i martuar me aktoren Alexis Bloom, që nga viti 2017, me të cilën ka dy fëmijë.
Ai foli me entuziazëm për jetën e tij të re, teksa bëri të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij po bëjnë dokumentarë.
Ai u pyet nga gazeta “Daily Mail”, nëse gjendja aktuale politike në SHBA ka pasur rol në këtë lëvizje. Stevens nuk dha përgjigje direkte, por theksoi se nuk është mbështetës i politikave të administratës aktuale për mjedisin.
Si aktor, Stevens njihet më së miri për portretizimet e tij të Ben Jabituya/Jahveri në “Short Circuit”. Si regjisor dokumentarësh, ai më 2009 e fitoi çmimin “Oscar” për Dokumentarin më të mirë me “The Cove”. Ai e po ashtu bëri regjin e dokumentarëve “Crazy Love” dhe “Before the Flood”.