Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sjellja e Rita Orës me të dashurin dhe aktoren e njohur nuk i pëlqeu labelit të saj muzikor

Rita Ora ka lënë para pak ditësh Australinë ku ka qëndruar për javë të tëra, për tu rikthyer në Los Anxhelos.

Këngëtarja 30-vjeçare nga Kosova, ka befasuar fansat kur është fotografuar nga paparacët pak ditë para se të largohej nga Australia, duke kaluar momente intime me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waitit dhe aktoren Tessa Thompson.

Mirëpo, kjo sjellje e saj nuk i ka pëlqyer labelit muzikor të Ritës.

“Atyre nuk u ka pëlqyer sjellja e saj, kështu kam dëgjuar”, ka thënë një burim i afërt me labelin, për Daily Telegraph.

Pavarësisht kësaj, Warner Music ka deklaruar se mezi presin që ta kenë Ritën përsëri. Një përfaqësues i saj ka thënë se Rita është një punëtore e madhe dhe se mezi presin rikthimin e saj në Australi.

Para se të largohej nga ky shtet, Rita ka marrë pjesën për disa muaj në “The Voice of Australia” si gjyqtare.