Rita ora edhe njëherë ka treguar aftësitë e saj të modelimit, duke pozuar për numrin më të ri të revistës Vogue Australia.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, është shfaqur në një seri të fotografive për revistën prestigjioze, duke sjellë larmi ngjyrash.
Rita përveç pozimit, ka dhënë edhe një intervistë për “Vogue” ku ndër të tjerash ka folur edhe për lidhjen e saj me regjisorin hollivudian, Taika Waititi, 46 vjeç.
“Jam në një vend të shkëlqyer në jetën time, kjo është krejt çfarë mund t’ju them”, ka thënë ajo kur është pyetur për këtë lidhje, duke shtuar se ka mësuar shumë nga dështimet e lidhjeve të mëparshme.
Këngëtarja 30-vjeçare e hititi “How To Be Lonely” ka shfaqur një lidhje të madhe me Australinë muajve të fundit, për shkak të pjesëmarrjes si gjyqtare në “The Voice of Australia”.
Rita po ashtu thuhet se lidhjen e saj me regjisorin Waititi e ka nisur pikërisht gjatë qëndrimit në Australi për “The Voice”.
{gallery}