Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita joshëse në fustanin veror

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është shfaqur e lumtur teksa shijonte motin e mirë në Hollywood.

Krijuesja e hitit “Bang” kishte të veshur një fustan veror në ditën kur i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, theu heshtjen për puthjen e famshme me Orën dhe aktoren Tessa Thompson.

Këngëtarja, 30-vjçare, dhe i dashuri i saj, 45-vjeçar, në muajin maj janë kapur duke u puthur së bashku. Sidoqoftë, Waititi ka insistuar se puthja “nuk është punë e madhe”, ani pse shefat e studios filmike “Marvel” janë shprehur të pakënaqur me sjelljen e tij.

Në një intervistë për “ET Canada”, regjisori nuk i ka kushtuar shumë rëndësi puthjes me dy gratë. Kur është pyetur nëse ishte i pakënaqur për vëmendjen që mori në medie në lidhje me rastin, ai ka thënë se fotoja është keqkuptuar.

“Jo aspak. Mendoj se në botën e internetit gjithçka ikën shumë shpejt”, ka thënë Waititi.

“A është punë e madhe? Jo, aspak. Nuk kam bërë asgjë të gabuar. Është krejt në rregull”, ka shtuar ai.

Edhe Rita Ora thyen heshtjen për fotografitë me bashkëshortin dhe aktoren Tessa Thompson Showbiz Rita Ora thyen heshtjen për fotografitë me bashkëshortin dhe aktoren Tessa Thompson

Ndërkaq burimet e ndryshme brenda studios filmike kanë thënë se shefat e dinë për reputacionin e regjisorit si njeri i jetës së natës.

“Nuk është sekret reputacioni i tij për ahengjet, por fotografitë e kaluan vijën e kuqe”, ka thënë një burim.

Image