Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora po braktis Britaninë e Madhe

Rita Ora ka vendosur që të krijojë një jetë të re me të dashurin e saj të ri, Taika waititi në Los Anxhelos.

Burime të gazetës “The Sun” kanë bërë të ditur se këngëtarja kosovare me famë botërore i ka mbyllur dyert e shtëpisë së saj në Londër për të nisur jetën në SHBA, bashkë me të dashurin e saj, regjisorin australian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është bërë e qartë për Ritën që Los Anxhelosi do të jetë shtëpia e saj për një periudhë të paparashikueshme”, ka thënë burimi.

Sipas këtij burimi, Rita vitin e kaluar ka lënë Britaninë e Madhe dhe nuk është kthyer më atje.

E tëra thuhet se po ndodh për shkak se para një viti, ajo u dënua nga autoritetet e Londrës për shkak se shkeli rregullat e COVID-19, duke organizuar një festë në shtëpinë e saj kur po festonte ditëlindjen e 30-të.

“I dashuri i saj Taika jeton në Los Anxhelos po ashtu, kështu që atje ku Rita ka punuar shumë kohëve të fundit, atje do të kalojnë edhe jetën së bashku”, ka thënë burimi.

Rita dhe Taika janë parë për herë të parë së bashku në prill të këtij viti në Australi, ndërkohë që ishte raportuar se ata kishin nisur lidhjen qysh në mars.

Rita ishte ndarë nga ish-i dashuri i saj Romain Gavras vitin e kaluar, pasi kishte vendosur që të largohej nga Londra për një projekt në Australi.