Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shtohen spekulimet se kush do të jetë “James Bondi” i ri

Spekulimet se kush do të jetë “James Bondi” i ri po shkojnë duke u shtuar çdo ditë.

Kohët e fundit po flitet se roli i agjentit të mirënjohur 007 i është ofruar aktorit Aaron Taylor Johnson, ka shkruar The Sun.

Aktori i fundit që ka luajtur këtë rol është Daniel Craig i cili e ndërpreu aktrimin si 007-shi në vitin 2021, pasi në këtë rol luajti për plot 16 vjet, raporton BBC.

Ndërkohë filmi i ri i James Bondit do të jetë i 26-ti me radhë, pas “No Time To Die”.

Taylor Johnson i ka thënë revistës Numero se “i merr si kompliment të madh”, spekulimet se ai do të jetë Bondi i ri, pasi po konsiderohet si favorit për këtë rol.

Edhe Robert Pattinson do ta interpretojë James Bondin Showbiz Robert Pattinson do ta interpretojë James Bondin

Të tjerë që konsiderohen si kandidat potencial për rolin e mirënjohur janë aktorët Henry Cavill, i cili ka luajtur rolin e Supermenit, aktori Damson Idris, i njohur për rolin në dramën “Snowflall”, aktori James Norton, i cili ka luajtur në drama të ndryshme televizive si “McMafia”, si dhe aktorë të tjerë si Tom Hardy, Chris Evans e Idiris Elba, i cili u zgjodh favorit për rolin e 007-it në një sondazh të publikuar nga “Lottoland”.

{gallery}