Premiera botërore e filmit të ri “This Is Me Now: A Love Story”, nga këngëtarja e mirënjohur, me origjinë latine, Jennifer Lopez, u mbajt mbrëmë në teatrin Dolby, në Los Angeles, raporton “People”.
Ylli botëror në këtë premierë u shfaq përkrah burrit të saj, aktorit të mirënjohur Ben Affleck.
Affleckut ia mori tërë shkëlqimin Lopez, pasi ajo kishte veshur një fustan pa bretela nga kadifeja e zezë, pjesa e poshtme e të cilit ishte nga tyli i zi, mbi të cilin ishte punuar me gurë harta e shenjave astrologjike nga disenjatori Zuhair Murad. Fustanin ajo e kishte shoqëruar me një palë doreza të gjata po ashtu nga kadifeja e zezë.
Në këtë premierë ishin prezent edhe Derek Hough, America Ferrera, Fat Joe, Xochitl Gomez, etj.
Projekti filmik i Lopezit, ku përfshihen emra të njohur si Trevoar Noah e Jane Fonda, mori shumë kohë për t’u realizuar. Film i zhanrit mjuzikëll duket sikur tregon historinë e jetës së vet Lopezit dhe punën që ka bërë deri tek albumi i saj i fundit që ka gati të njëjtin emër, “This is me... Now”, i cili lidhet me albumin e saj “This is me...Then” të vitit 2002, kur ajo ishte në lidhje romantike me Affleck.
Edhe
Jennifer Lopez e Ben Affleck shfaqen bashkë në tepih të kuq
54 vjeçja në një deklaratë për shtyp ka thënë se historia e dashurisë që ka në jetën reale me Affleckun, e ka shtyrë atë të bëjë këtë film.
“Ka shumë gjëra që janë thënë për mua që nuk janë të vërteta. Një pjesë e brendisë time po fshihej nga të gjithë”, pati thënë Lopez për revistën Vogue në vitin 2022.

“Unë po mendoja se nuk mund ta bëj një film, kurse Beni me tha ‘bëj atë çfarë bën gjithmonë: drejto, shkruaj, prodho, bëj koreografi, bëji të gjitha gjërat që bën që moti. Fillo të mendosh për këtë projekt, zotëro këto aftësi që ke’”, ka thënë Lopez duke treguar se sa shumë e ka inkurajuar burri.
Aflleck ka thënë se historia e tyre “është historia më e madhe e dashurisë, që nuk u tregua kurrë”.
Edhe
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thyejnë heshtjen pas spekulimeve për ndarje
Çifti ishin njohur rreth vitit 2002 kur filluan një lidhje që zgjati deri në vitin 2004 kur u ndanë. Kjo ndodhi vetëm disa ditë para dasmës së tyre. Ata rindërtuan lidhjen e tyre 20 vjet pas dhe u martuan në vitin 2022.
Lopez dhe Affleck janë shfaqur bashkë edhe në reklamën e petullave “Dunkin’”, që u shfaq përgjatë spektaklit “Super Bowl”.