Është raportuar se aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Ben Affleck, është acaruar kur gruaja e tij, këngëtarja Jennifer Lopez, kishte mbledhur një grup muzikantësh në shtëpi për ta bërë albumin e saj të ri dhe po ua tregonte atyre letrat e dashurisë që Afleck ia ka shkruar, në mënyrë që të inspiroheshin për muzikën e re.
Revista “Variety” ka intervistuar këngëtaren rreth projekteve të saj të fundit, dokumentarin “This Is Me... Now: A Love Story” dhe albumin “This Is Me...Now”, projekte të cilat janë vazhdimësi e albumit të saj “This Is Me... Then”, që e kishte publikuar në vitin 2002 kur ishte në lidhje romantike me Affleckun.
Gazetari Stephen Rodrick shkruan se në dokumentar, Affleck thotë se privatësia është diçka e shenjtë.
Sipas Rodrick, Affleck është acaruar kur ajo u tregoi shokëve të saj muzikantë, letrat e tij të dashurisë në mënyrë që të inspiroheshin për ta krijuar albumin e ri.
“Në një skenë të dokumentarit Affleck acarohet pak pasi hyn në dhomë dhe sheh që letrat po shpërndahen. Pastaj ai shkon te kamera dhe thotë: ‘Me të vërtetë gjeta, bukurinë, poetikën e ironinë në faktin se kjo është historia më e madhe e dashurisë që nuk është treguar asnjëherë dhe dukej sikur po tregohej’”, ka thënë Rodrick.
Edhe
Jennifer Lopez thotë se divorci nga Ben Afflecku e ka ndryshuar
Kur kjo pjesë u publikua në revistë, shumë përdorues të rrjetit social “X”, kritikuan Lopezin.
“Të ndash me të tjerët letrat personale të dashurisë pa lejen e shkruesit të tyre, duket si gjë e çuditshme për t’u bërë”, ka shkruar njëri.
“Matt Damon nuk do të ia bënte këtë”, ka shkruar një tjetër, duke ju referuar miqësisë së afërt që Affleck ka me aktorin Matt Damon.
Ajo që e bën këtë edhe më interesant është fakti se Affleck në një intervistë pati thënë se shkaku që ai dhe Lopez janë ndarë ka qenë presioni mediatik që nuk lejonte që asgjë të mbetej private.
“Do të thosha presioni medial ishte 50 për qind fajtor për shkatërrimin e lidhjes tonë”, pati thënë Affleck në vitin 2021 për revistën Bazaar.
Edhe
Ben Affleck thyen heshtjen për divorcin nga Jennifer Lopez
Çifti kishte nisur lidhjen në vitin 2002 e që zgjati deri në vitin 2004. Kjo ndodhi vetëm disa ditë para dasmës së tyre. Ata rindërtuan lidhjen e tyre 20 vjet më pas dhe u martuan sërish në vitin 2022.
Lopez dhe Affleck janë shfaqur bashkë edhe në reklamën e petullave “Dunkin’”, që u shfaq përgjatë spektaklit “Super Bowl”.