Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lopez në kryetitujt e mediave botërore

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë latine, Jennifer Lopez, e cila pati kënduar në ceremoninë inauguruese të presidentit të SHBA-së Joe Biden, sikur kolegia e saj, këngëtarja Taylor Swift, Lopez është bërë temë e kryetitujve të mediave botërore.

Albumi i saj “This Is Me...Now”, i nënti me radhë i këngëtares, u lansua sot, 16 shkurt, kurse tw enjten ajo dha lajmin se do të mbajë një turne gjatë verës nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

51 vjeçja po shfaqet nëpër kryetitujt e mediave, emisione, podcaste, ballina të revistave, kinema, e bilborde të shesheve, pasi ajo njoftoi edhe për turneun e saj të ri “This is me...Now”.

Image

Së fundmi ajo shfaqi premierën e filmit “This Is Me...Now: A Love Story”, një film që po vlerësohet çdo ditë e më tepër, për të cilin ka shkruar edhe agjencia e lajmeve “AP”.

Mediumi prestigjioz ka vlerësuar lartë filmin e këngëtares, në të cilin luajnë edhe shumë emra të mëdhenj të industrisë së filmit e muzikës duke përfshirë edhe burrin e Lopezit, aktorin e regjisorin Ben Affleck.

Edhe Lopez: “Met Gala” 2024 ishte një moment ikonik, por edhe periudhë e vështirë për mua Showbiz 1 muaj më parë Lopez: “Met Gala” 2024 ishte një moment ikonik, por edhe periudhë e vështirë për mua

Projekti i ri i Lopezit flet për jetën e saj e rrugën drejt suksesit dhe si temë kryesore ka dashurinë.

Në filmin të cilin e ka financuar, shkruar, prodhuar e drejtuar vet Lopez, ajo luan në rolin kryesor si “artistja” e cila gjithnjë është në ndjekje të dashurisë.

Në këtë projekt luan edhe aktorja Alix Angelis, e cila për “TMZ” ka thënë se Lopez meriton një çmim Oscar.

Angelis gjithashtu ka theksuar se nuk janë të vërteta thashethemet se Affleck është ndjerë keq duke parë skenat e dashurive të mëparshme që interpreton Lopez në film.

“Jo, ai e mbështeste atë në mënyrë të jashtëzakonshme”, ka thënë aktorja.

Edhe Pas shfaqjes së befasishme në “Coachella”, Jennifer Lopez po hyn në një fazë të re të jetës Showbiz 3 muaj më parë Pas shfaqjes së befasishme në “Coachella”, Jennifer Lopez po hyn në një fazë të re të jetës

Se Lopez meriton të nominohet për çmim Oscar ka shkruar edhe “The Guardian”, pasi mediumi vlerësoi punën e saj në filmin që Lopezit i kushtoi 20 milionë dollarë. Por ky medium nuk e vlerësoi albumin, këngë të të cilit shfaqen në film. Në shkrim thuhet se këngët e albumit të saj të ri që doli më 16 shkurt, nuk janë po aq të mira sa ato që i pati bërë në vitet 2000.

Lopez ka qenë prezentë në media që nga fillimi i karrierës së saj në gjithçka, duke filluar nga vallëzimi, aktrimi e këndimi. Duke u treguar shumë e hapur rreth jetës së saj, ajo është një nga të famshmet më prezente në rrjete sociale e në titujt e tabolidëve.

Së fundmi, revista prestigjioze Vogue ka shkruar se Lopez që nga hera e parë që ka shkuar në ballon e Muzeut Metropolitan (MET BALL), ka qenë prezent aty gati “po aq sa statujat që ndodhen në hollet brenda muzeut, duke shfaqur gamën e gjerë të fotografive të fustaneve që ajo ka veshur nëpër këto ballo”.

Prestigjiozja kujtoi kohën kur Lopez para 20 vjetësh ishte shfaqur për herë të parë në tepihun e kuq të ballos me një fustan të bërë nga brendi i mirënjohur “Dolce and Gabbana”.

Image

Një tjetër moment shumë i rëndësishëm në botën e modës dhe teknologjisë ishte shkurti i vitit 2000, kur po mbahej ndarja e çmimeve “Grammy”. Lopez për këtë ngjarje e pati veshur një fustan nga brendi “Versace”, me printe të gjetheve të gjelbra e me një prerje të thellë përpara, që ekspozonte gjoksin e një pjesë të barkut të Lopezit. Pas kërkesës së madhe e të vazhdueshme nga publiku për ta parë Lopezin me atë fustan, platforma “Google” krijoi opsionin “Images” më 12 korrik të vitit 2001.

Edhe Jennifer Lopez vendos rregulla për partnerët e ardhshëm Showbiz 6 muaj më parë Jennifer Lopez vendos rregulla për partnerët e ardhshëm
Image

Lopez mbulon edhe ballinën e numrin të fundit të revistës “Variety” ku tregon shumë nga jeta e saj personale, për filmin e albumin e ri dhe karrierën e saj në tërësi.

Image

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi