Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lopez: “Met Gala” 2024 ishte një moment ikonik, por edhe periudhë e vështirë për mua

Jennifer Lopez në "Met Gala" 2024

Jennifer Lopez në "Met Gala" 2024

Foto: Associated Press

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez ka reflektuar mbi paraqitjen e saj në ngjarjen me të madhe të madhe të botës së modës “Met Gala” 2024, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë në karrierë, por edhe si një kujtim që i sjell emocione të përziera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli 56-vjeçar u shfaq në tapihun e kuq të ngjarjes prestigjioze në New York me një fustan të krijuar nga shtëpia e modës “Schiaparelli”. Në atë kohë, ajo po kalonte një periudhë të vështirë në jetën personale, mes raportimeve për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, aktori, Ben Affleck.

“Është interesante, sepse ajo ishte një periudhë e vështirë në jetën time. Më kujtohet se kisha humbur shumë peshë. Sapo kisha përfunduar xhirimet e filmit ‘Kiss of the Spider Woman’ dhe për mua ai ishte një fustan Schiaparelli. Unë jam e fiksuar pas ‘Schiaparellit’ dhe drejtorit kreativ, disenjatorit, Daniel Roseberry. Vetëm për këtë arsye, ai mbetet një moment ikonik për mua”, ka thënë Lopez për Extra, ka raportuar Bang Premier.

Megjithatë, ajo ka thënë se kur i sheh sot fotografitë e asaj mbrëmjeje, ndjen emocione të ndryshme.

“Kur i shikoj ato fotografi, më kujtohet se ishte një periudhë e vështirë. I shoh dhe kam ndjesinë se dukem e trishtuar”, ka thënë ajo.

Lopez dhe Affleck u martuan në vitin 2022, pasi rikthyen romancën e tyre dy dekada pas fejesës së parë në vitin 2002. Martesa e tyre përfundoi në vitin 2025.

Ndërkohë, në një intervistë të mëparshme për InStyle, Lopez ka treguar se ka vendosur të largohet nga ajo që në industrinë e modës njihet si “method dressing”, pra veshja e frymëzuar drejtpërdrejt nga personazhet apo projektet ku punon.

“E kam bërë këtë për shumë vite me filmat e mi dhe tani kjo mënyrë e veshjes ka arritur në një pikë ku pothuajse duket si kostum. Nuk më pëlqen më kjo qasje në modë”, ka thënë ajo.

Sipas Lopez, gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh autentik.

“Mendoj se çelësi është të jesh gjithmonë vetvetja dhe të veshësh atë që të bën të ndihesh mirë në atë moment. Mund të jetë diçka klasike që e ke veshur edhe më parë ose diçka krejtësisht e re. E rëndësishme është që të ndihet e duhura për mua në atë moment”, ka thënë ajo.

Artistja ka shtuar se në të ardhmen dëshiron të eksperimentojë me stile të ndryshme, duke kombinuar elegancën, glamourin dhe sensualitetin.

“Do të ketë pak glamour, pak stil modern, pak elegancë dhe sigurisht edhe pak sensualitet. Të gjitha gjërat që njerëzit i lidhin me mua dhe me modën”, ka thënë ajo.

Lopez do të jetë gjithashtu prezantuese e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “American Music Awards”, ku ka premtuar se do të sjellë paraqitje të shumta dhe plot stil në skenë.