Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez hyn në histori në toplistat amerikane

Selena Gomez ka hyrë në histori në toplistat amerikane duke u bërë artistja e parë që e kryeson si Billboard Hot 100 ashtu edhe Rolling Stone 100 në të njëjtën javë.

“Lose You To Love Me” u pozicionua në pozitën e parë në të dy toplistat të hënën dhe Selena e festoi këtë me fansat në Instagram, duke i falënderuar ata që e kanë ndihmuar për ta realizuar këtë ëndërr.

"Kënga ime e parë numër 1!", shkroi ajo, përcjell KOHA Ditore. “Kjo këngë është aq e dashur për mua. Kam punuar shumë për ta bërë këtë album sa më të sinqertë dhe argëtues, ndërkohë që kam mbetur mjaft e ndjeshme që të tregoj se ku jam në jetë.

"Ju dua thellësisht dhe ju falënderoj shumë që më dëgjoni. Dua ta falënderoj çdo person të vetëm që ishte pjesë e këtij momenti, të cilin nuk do ta harroj kurrë!".

Selena e postoi gjithashtu një foto të saj dhe bashkëkëngëtarëve, Julia Michaels dhe Justin Tranter, të cilët gjithashtu ndihmuan në kompozimin e hitit të saj të vitit 2015, “Good For You”.