Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lizzo kthehet në krye të top listave amerikane dhe barazohet me rekordin për rep

Lizzo është rikthyer në krye të top listave amerikane të muzikës pop duke u barazuar me qëndrimin më të gjatë në pozitën numër një për një këngë rep nga një femër.

Ylli kishte frikë se e kishte humbur rastin e saj për t’u barazuar me rekordin shtatëjavësh të Iggy Azalea me “Truth Hurts” kur kënga u rrëzua nga froni nga “Highest in the Room” nga Travis Scott javën e kaluar, por si duket hiti i saj veror e ka pasur një ngritje, duke e rikthyer atë në krye të Billboard Hot 100, shkruan KOHA Ditore.

Iggy Azalea ishte e para që qëndroi për shtatë javë në krye të top listës me këngën “Fancy”.

Cardi B dhe Lauryn Hill janë të vetmet repere të tjera femra që i kanë kaluar disa javë në pozitën numër një me një këngë.

Ndërkohë, “Senorita” e Shawn Mendes dhe Camila Cabello është rikthyer në pozitën numër dy në Hot 100, ndërsa “Someone You Loved” e Lewis Capaldi është kthyer në pozitën numër tre. “Circles” e Post Malone dhe “No Guidance” e Chris Brown e përmbyllin top pesëshen.