Selena Gomez dhe Hailey Bieber e pushtuan internetin gjatë fundjavës. Ato ishin në mesin e të ftuarve të Muzeut të Akademisë, për edicionin e dytë të gala mbrëmjes së tyre të përvitshme.
Këngëtarja dhe modelja shpesh janë pjesë e mediave për shkak të lidhjes së tyre me pop yllin, Justin Bieber, i cili ishte në lidhjen romantike me Selenan për disa vjet, para se të martohej me Haileyn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy yjet e showbizit duket se dëshirojnë t’i lënë anash thashethemet rreth një konflikti të mundshëm mes tyre, kjo pasi vendosën t’ua vërtetojnë të gjithëve të kundërtën dhe pozuan përkrahë njëra-tjetrës për herë të parë në këtë gala mbrëmje.
Fotografitë u shkrepën nga fotografi, Tyrell Hampton, i cili më pas i shpërndau ato në Instagram.
{gallery}
Imazhet vijnë vetëm disa javë pasi e gjithë saga u rishfaq gjatë një interviste të Hailey Bieberit për podcastin, “Call Her Daddy”. Biseda e hapur dhe e sinqertë e modeles rreth kësaj teme, kishte për qëllim që, më në fund, njerëzit ta dinin të vërtetën rreth asaj që kishte ndodhur, duke ua ofruar fansave mundësinë që ta dëgjojnë anën e saj të historisë. Kështu, ajo tregoi për herë të parë nëse e kishte vjedhur Justinin nga Selena.
“Jo, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Kur unë dhe Justin e filluam lidhjen, ai ishte beqar. Nuk është në natyrën time të përfshihem me persona që janë në lidhje me dikë tjetër. Jam rritur më mirë se kaq. E kuptoj si mund të jetë dukur e gjithë situata nga syri i publikut, por unë e di me fakte që për Justinin dhe Selenan, ajo ishte koha e duhur për t’i dhënë fund asaj lidhjeje. Por, sigurisht se ata kishin histori të gjatë së bashku dhe unë e respektojë shumë këtë gjë”.
Tutje, Hailey deklaroi: “Kjo është një çmenduri, unë kurrë më herët nuk ka folur për këtë temë. Një pjesë e madhe e paragjykimeve dhe urrejtjes vijnë nga mendimi i njerëzve që unë e kam vjedhur Justinin nga ajo”.
Modelja 25-vjeçare po ashtu tregoi se ka komunikuar me Selenën pas martesës me Justinin, dhe mes tyre nuk ka drama.
Pas publikimit të podcastit në fund të muajit shtator, Gomez e realizoi një videolidhje në TikTok ku ndër të tjera e komentoi përgjigjen e fansave ndaj trekëndëshit të mëparshëm të dashurisë, duke thënë: “Disa nga gjërat për të cilat as nuk kam nevojë t’i di, janë thjesht të neveritshme dhe të ulëta. Nuk është e drejtë dhe askujt nuk duhet folur kurrë në mënyrën që kam parë unë.”
Ajo në fund u kërkoi ndjekësve të saj që të jenë më të sjellshëm.
Pop-ylli kanadez, Justin Bieber, rinia e së cilit karakterizohet me skandale, varësi nga droga, arrestime për vozitje në gjendje të dehur dhe vandalizëm, e filloi lidhjen romantike me këngëtaren dhe aktoren Selena Gomez në vitin 2010, kur ata ishin rreth moshës 16 dhe 18 vjeç. Lidhja e tyre, megjithëse jostabile, zgjati deri në mars të vitit 2018. Gjashtë muaj më vonë, Bieber u martua me modelen Hailey Baldwin.