Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sam Smith paralajmëron albumin e katërt “Gloria”

Ylli britanik i muzikës, Sam Smith, e ka paralajmëruar lansimin e albumit të katërt të incizuar në studio me titull, “Gloria”.

Projekti i cili vjen pas albumit të vitit 2020, “Love Goes”, planifikohet të dal në treg më 27 janar 2023, shkruan portali “NME”.

Me postimin e posterit zyrtarë të albumit “Gloria” në rrjetet sociale, Smith deklaroi se ndihet jashtëzakonisht i gëzuar që më në fund ka mundësi të ndajë detaje rreth projektit të shumëpritur nga fansat.

“Po ndihem i lumtur dhe i emocionale teksa filloj të tërhiqen nga albumi i ri dhe po bëhem gati t’ua dorëzoj këtë vepër artistike. Ka qenë magjike në çdo mënyrë realizimi i këtij projekti muzikor dhe duke ju dhuruar albumin, po ju jap edhe një pjesë të zemrës dhe shpirtit tim. ‘Gloria’ më ndihmoi t’i kaloj disa kohë të errëta dhe ishte një fener për mua në jetën time. Shpresoj se mund të jetë kështu edhe për ju. Faleminderit që keni pritur kaq gjatë. Kanë mbetur vetëm edhe disa muaj pritje. Me shumë dashuri, Sam”, shkruhej në postimin e kantautorit.

Smith e krijoi këtë projekt muzikor ndërmjet tri studiove incizuese, në Los Angeles, Jamaica dhe Londër, duke bashkëpunuar me producentë dhe kantautorë të ndryshëm. Sipas një njoftimi për media, “Gloria” është një revolucion personal për Smithin, i cili këndon për seksin, gënjeshtrat, pasionin, vetëshprehjen dhe papërsosmërinë.

Ndërkohë të premten dhe shtunën (21 dhe 22 tetor), këngëtari pritet t’i mbajë disa koncerte në sallën “Royal Albert Hall” në Londër. Sam do t’i interpretojë disa prej hiteve të tija më të mëdha si dhe disa këngë nga albumi i ri, “Gloria”.