Kantautori i njohur britanik, Sam Smith, thotë se njerëzit donin të lidheshin me të në mënyrë romantike, vetëm për shkak të famës.
Ylli i hitit “Too Good At Goodbyes”, që nuk identifikohet sipas gjinisë, mendon se gjetja e dashurisë është një proces mjaft frustrues për të, ngase njerëzit shpesh duan të shoqërohen apo edhe të futen në lidhje me të, vetëm për shkak se është i famshëm.
“Disa njerëz dalin në takime me mua, vetëm për të më njoftuar ngase jam fytyrë publike. Kjo ishte një eksperiencë e çuditshme për mua. Bëhesha shumë nervoz kur më ndodhte kjo, sepse unë tashmë kam mjaftueshëm miq, dhe atë miq të mrekullueshëm”, ka deklaruar Smith në një intervistë të fundit për revistën “Britain”s Rolling Stone”.
Këngëtari i hiteve muzikore e ka shprehur këtë frustrim edhe në njërën këngë nga albumi i fundit, “Gloria”, i cili del në treg të premten (27 janar). Kënga titullohet “I’m Not Here To Make Friends”.
30-vjeçari i cili gëzon famë anembanë botës, ndër të tjera ka treguar se dikur dilte në takime me shpresë për ta gjetur fatin e jetës, por tani prioritet e ka që të argëtohet dhe jo të krijojë lidhje serioze.
Smith ishte mysafiri muzikor këtë të shtunë në emisionin më të ndjekur në Amerikë, “Saturday Night Live”, ku solli performance dramatike dhe mjaft unike.
Për publikun i performoi projektet e reja muzikore, “Unholy”, me ç’rast në skenë i bashkua edhe këngëtarja Kim Petras, dhe “Gloria” që është kënga që e mbanë titullin e albumit të ardhshëm. Gjatë kësaj performance, Smith në skenë shoqërohej nga aktorja e njohur e hollyëoodit, Sharone Stone.
Të tri albumet e incizuara në studio të këngëtarit kanë arritur të pozicionohen në top-pesëshe të toplistës “Billboard”, kurse incizimi i vitit 2017, “The Thrill of It All”, arriti ta zërë vendin e parë të toplistës së 200 albumeve më të mira.