Grupi i njohur i muzikës rok, Rolling Stones, do të nisin turneun e tyre të parë në Mbretërinë e Bashkuar që nga vdekja e Charlie Watts.
Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood do të performojnë këtë verë me koncerte në Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar 60-vjetorin e tyre në muzikë, me një album të ri që kanë paralajmëruar se do të vijë për këtë vit historik të tyre.
The Rolling Stones pritet të nisin një turne të ri të madh në festimin e këtij viti jubilar dhe do të performojnë në ambiente të hapura në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë që nga vdekja e bateristit Charlie Watts.
Grupi i përbërë nga 78-vjeçarët Mick Jagger dhe Keith Richards dhe 74-vjeçari Ronnie Wood , i cili zëvendësoi anëtarin origjinal të grupit Mick Taylor, 73 vjeç, në 1974, kanë performuar që nga vitet 1960.
Ky vit shënon 60 vjetorin e Rolling Stones dhe anëtarët e grupit po planifikojnë një turne të madh festiv që pritet të nisë në Mbretërinë e Bashkuar në korrik.
Një burim i tha The Sun të dielën se grupi po planifikon të bëjë kthimin e tyre të parë në Liverpool për të performuar që nga viti 1971, raporton The Mirror.
Edhe
The Rolling Stones shtyjnë planet për turne, Mick Jagger shpreson për rikthim sa më shpejt
“Herën e fundit që Stones ishin në Liverpool, ata luajtën me një turmë të vogël prej disa mijëra njerëzish në Empire. Por Anfield ka një kapacitet prej 27,000 njerëz. Do të jetë një moment i madh për ta dhe fansat e tyre. Ky turne ka qenë në fazat e planifikimit për një kohë të gjatë, dhe ato plane tani janë në prag të finalizimit. Është një kohë shumë emocionuese”, ka thënë ky burim.
Mick dhe Kieth thuhet se kanë qenë duke punuar në materiale të reja në Xhamajka dhe tani janë të zënë me regjistrimin e këngëve të tyre të reja teksa po i japin përmirësimet e fundit albumit të ri.