Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“The Rolling Stones” do ta lansojnë albumin e parë në 18 vjetët e fundit

Rok-grupi i njohur botëror, “The Rolling Stones”, do ta publikojë albumin e parë me materiale origjinale në 18 vjetët e fundit.

Njëkohësisht, ky do të jetë albumi i parë i bendit prej vdekjes së bateristit, Charlie Watts, në vitin 2021.

I titulluar “Hackney Diamonds”, rok-bendi legjendar ka njoftuar se më shumë hollësi rreth këtij incizimi do të zbulohen të mërkurën në kuadër të një ngjarjeje speciale në Londër.

Anëtarët e “The Rolling Stones”, Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood, do të intervistohen në skenë nga prezantuesi i emisionit “The Tonight Show”, Jimmy Fallon. Ngjarja në fjalë do të transmetohet anembanë botës përmes kanalit së grupit në YouTube.

Ndërkaq, lajmërimi për albumin e ri vjen pasi nëpër qytetet të ndryshme si, New Yorku, Londra dhe Parisi, u përhapën disa reklama me logon ikonike të “The Rolling Stones”. Fansat e kuptuan se diçka e re po vjen nga idhujt e tyre të muzikës, por shumë prej tyre nuk e kishin pritur një album me muzikë të re.