Grupi i famshëm britanik, Rolling Stones, ka publikuar albumin e ri me titull “Hackney Diamonds”, të parin pas 18 vjetësh që nga vdekja e baterstit Charlie Watts.
Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood - anëtarët e grupit 61 vjet të vjetër - kanë folur për albumin para lansimit të videosklipit të “Angry” ku shfaqet aktorja Sydney Sweeney.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLideri Jagger, 80 vjeç, ka thënë për Reuters se grupi ishte entuziast për incizimin e albumit të ri.
“Albumi ka tingull bashkëkohor, me përzierje roku, baladash, vallëzim dhe një ‘lloj lidhjeje me muzikën ‘country’”, ka thënë ai.
Richards, partneriteti i të cilit për shkrimin e këngëve me Jagger është një nga më të suksesshmit në muzikën rock, ka thënë se vdekja e Wattsit në vitin 2021 e kishte nxitur grupin të krijonte muzikë të re.
“Mendoj se për shkak të vdekjes së Charliet, ne e ndjenim se ende duhet të vazhdojmë dhe ta mbajmë identitetin”, ka thënë 79-vjeçari.
Ish-basisti i grupit Bill Wyman, bateristi i ri Steve Jordan, ish-anëtari i Beatles Paul McCartney dhe Stevie Wonder ishin të gjithë të përfshirë në album, ka thënë grupi.
Fansat mezi e kanë pritur njoftimin për albumin, që kur një reklamë paralajmëruese u shfaq në një gazetë lokale muajin e kaluar, me referime për disa nga këngët më të mëdha të grupit dhe titullin e albumit të ri.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi