Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora uron presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka gjetur kohë për të uruar Vjosa Osmanin, e cila u zgjodh presidente e re e Republikës së Kosovës.

Rita Ora përmes një postimi në “InstaStory”, ka uruar Osmanin për postin e ri.

“Urime për Vjosa Osmanin, presidentja e re e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Osmani sot është votuar me 71 vota në rundin e tretë në seancën për zgjedhjen e presidentit, duke marrë kështu pozitën e të parës së shtetit.

Image