Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Me krenari Dua Lipa e uron presidenten Vjosa Osmani

Foto: AP/Associated Press

Edhe këngëtarja Dua Lipa është kujdesur ta urojë Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj presidente e Kosovës.

Ylli i muzikës pop ka zgjedhur ta postojë një fotografi të Osmanit në rrjetin social Instagram, ku ajo i numëron më shumë se 64 milionë ndjekës, duke e uruar me fjalët: “Urime zonja presidente Vjosa Osmani. Sa bukur ta shohësh një grua në krye të shtetit”.

{gallery}

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjeti kohë për ta uruar Vjosa Osmanin për detyrën e saj të re.

Të dielën, Osmani u votua me 71 vota në rundin e tretë në seancën për zgjedhjen e presidentit, duke marrë kështu pozitën e të parës së shtetit.