Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sukseset e yllit të muzikës Rita Ora, kanë kthyer sytë e botës nga Kosova.
Osmani ka postuar foto të pritjes që i ka bërë Rita Orës, e ku morën pjesë personalitete të shquara.
Rita Ora arriti në fundjavë në Kosovë, për të festuar ditëlindjen e saj 33-të. Ajo të dielën mbushi 33 vjet, ndërsa iu organizua një pritje edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Rita Orës të hënën iu dorëzua edhe “Çelësi i qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, e prej atëherë ajo u ngjit lartë e më lartë duke ngjitur skenat e muzikës anekënd botës.
Sonte, në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja.