Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se ende nuk mund të besojë se është martuar.
Në një paraqitje në “This Morning” të martën, këngëtarja ka folur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin Taika Waititi, duke përdorur edhe shaka, raportoi Daily Mail.
“Kam burrë! Mund t'a besoni? Është shumë e çuditshme të punosh me të, por edhe argëtuese. Ai është një person vërtet i madh. Shumë njerëz thonë se ne ngjajmë. Është bukur të jesh me dikë që më stimulon mendërisht”, ka thënë 32-vjeçarja.
Ora dhe Waititi janë martuar në gusht të vitit të kaluar në një ceremoni martesore të fshehtë në Londër.
Artikuj të ngjashëm
-
Rita Ora e konfirmon martesën me Taika Waititin
-
Rita Ora tregon sekretin e martesës së lumtur
-
Rita Ora thotë se ishte ajo që i propozoi martesë bashkëshortit të saj
-
Rita Ora dhe Taika Waititi e inspirojnë njeri-tjetrin tërë kohën
-
Fjalët e ëmbla të Rita Orës që ia dedikoi burrit të saj për ditëlindje