Këngëtarja me famë botërore e rrënjë nga Kosova, Rita Ora ka bërë një postim në Instagram me fjalë të ëmbla dedikuar bashkëshortit të saj Taika Waititi për ditëlindjen e 48-të.
Aty ajo publikoi fotografi të përbashkëta me burrin e saj dhe një video. Bashkë me fotografitë, Rita i dedikoi fjalë të ëmbla Taikas për ditëlindje.
“Urime ditëlindjen për njeriun më ‘qesharak’ e të mençur që kam takuar në jetën time. Ti më bën të ndihem mirë në momente kur unë nuk mendoj se do t’ia dal. Faleminderit që më tregon se çfarë është dashuria në të vërtetë. Gëzuar për më shumë momente kur unë të vjedh batutat dhe i them me zë 10 herë më të lartë në mënyrë që njerëzit të mendojnë se unë jam ajo që është ‘funny’. Të dua”, ka shkruar Rita.
Ajo mori komente të shumta pozitive si dhe urime për burrin e saj nga fansat në rrjetin social Instagram.