Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka festuar të shtunën një dekadë në muzikë.
32-vjeçarja u paraqit me një veshje të tejdukshme teksa festoi në një event në Los Angeles.
Në këtë ngjarje, Ritën e ka shoqëruar bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi.
Rita Ora bëri debutimin e saj në Shtetet e Bashkuara në vitin 2012 në një bar të Los Angelesit plot me drejtues diskografikë dhe kënga e saj e parë “RIP” doli dy javë më vonë.
Ditë më parë, Rita Ora publikoi videoklipin e saj të ri të këngës “You only love me”, pas së cilës konfirmoi edhe martesën.