Ylli i muzikës pop, Rita Ora, po vazhdon të kalojë kohë në Australi ku edhe e ka ndërtuar një bazë të madhe adhuruesish.
Duke qenë e angazhuar në shoun “The Voice” atje, këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore nuk po ngurron të bëhet pjesë edhe e projekteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe ato në fushën e modës.
Bukuroshja 31-vjeçare e hijeshon ballinën e muajit prill të revistës “Harper’s Bazaar Australia”, e cila del në shitje së shpejti dhe i dedikohet optimizmit dhe fuqizimit të gruas.
Ora e ka ndarë fotografinë e ballinës me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqet mjaft sensuale me një fustan të ngushtë ngjyrë trupi të brendit “Fendi”, flokët kaçurrela natyrale dhe stolitë prej diamanti të markës “Cartier”.
Edhe
Rita Ora paralajmëron album të ri dhe turne botëror në vitin 2026
Këngëtarja e famshme po vazhdon ta ndajë kohën mes tri shteteve, Australisë ku aktualisht është duke punuar në disa projekte të rëndësishme, Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku pjesën më të madhe e kalon në studio incizuese duke punuar në realizimin e këngëve të reja, dhe Britanisë së Madhe ku kryesisht shkon për ta vizituar familjen e saj. Ora gjithashtu po e shijon lidhjen romantike me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi, i cili shpesh e shoqëron në udhëtimet e saj.
Gjatë fundjavës, Rita e festoi dhjetë vjetorin e lansimit të hitit të saj të padiskutueshëm, “How We Do”, megjithëse vjetëve të fundit ajo nuk ka qenë shumë aktive në muzikë. Këngët e fundit të lansuara nga Ora janë, “You For Me” në bashkëpunim me DJ Sigalan si dhe “Follow Me”, një tjetër bashkëpunim me DJ dhe producentin holandez, Sam Feldt.