Rita Ora raportohet se është ndarë përsëri nga i dashuri i saj Andrew Watt. Ylli i hitit “Girls” dhe Watt ishin në lidhje për dy vjet para se të ndaheshin në tetor të vitit 2018. Çifti dyshohet se e “rindezën” romancën e tyre në fillim të këtij viti.
"Rita dhe Andrew u ndanë, sepse ishin shumë të zënë, por ata e kanë kuptuar se duan t’i bëjnë gjërat të funksionojnë", tha një burim për The Sun on Sunday në mars. "Agjendat e tyre janë të çmendura - Rita me Phoenix World Tourin e saj dhe Andrew, si një nga producentët më të kërkuar të muzikës pop. Por ata u lidhën përsëri këtë vit dhe po ndajnë kohë për ta takuar njëri-tjetrin kur të munden. Ata e dinë që ajo që ata e kanë është dashuri e vërtetë, shkruan KOHA Ditore. Miqtë e tyre të gjithë po kalojnë mirë me njëri-tjetrin dhe atyre u dukej e çmendur që ta hudhnin poshtë atë që e kishin.

Megjithatë, çifti tani janë ndarë përsëri.
Sipas revistës, Watt, u ka thënë miqve, "Këtë herë është përgjithmonë".
Ora nuk ka komentuar në lidhje me raportet. Ajo më parë kishte qenë në lidhje me Andrew Garfield, Calvin Harris dhe Rob Kardashian.