Rita Ora besohet se ka filluar lidhjen me aktorin Andrew Garfield.
Gazeta britanike “The Sun”, raporton se këngëtarja me prejardhje nga Kosova është në fazën fillestare të lidhjes me ish-aktorin e filmit “Spider-Man”, tre muaj pasi u nda nga Andrew Watt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë burim i ka thënë gazetës se këngëtarja u ka folur shokëve për romancën e re para një muaji ndërsa këto ditë janë nxehur gjërat mes saj dhe aktorit.
“Janë ditët e para [të lidhjes] por ata pëlqejnë njëri-tjetrin. Orari i angazhimeve i vështirëson gjërat, por kanë një lidhje të mirë”, ka thënë ky burim.
Rita në emisionin “Jonathan Ross Show” konfirmoi se është ndarë nga i dashuri i saj Andrew Watt.
