Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita dhe Taika, prezantues të ceremonisë “MTV European Music Awards”

Kantautorja me prejardhje kosovare, Rita Ora dhe regjisori i shpërblyer me “Oscar” dhe “Grammy”, Taika Waititi, do ta prezantojnë ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve “MTV European Music Awards”.

Fansat mund t’i votojnë artistët e tyre të preferuar në 17 kategoritë e ndryshme të ceremonisë, përfshirë këtu kategoritë për shpërblimet kryesore si, “Kënga më e mirë”, “Artisti më i mirë” dhe “Bashkëpunimi më i mirë”. Sivjet në këtë kategori garojnë edhe tri shqiptare, Dua Lipa me këngën “Sweetest Pie” në bashkëpunim me Megan Thee Stalion, Bebe Rexha me “I’m Good” në bashkëpunim me David Guettan dhe Ava Max me hitin “The Motto” të sjellë në bashkëpunim me producentin, Tiësto.

Në vitin 2017, Ora e udhëhoqi ceremoninë “EMA” ku ishte edhe e nominuar për disa çmime si dhe u nderua me shpërblimin, “Power of Music Award”. Ajo shquhet për një karrierë të suksesshme në muzikë, film dhe televizion, shkruan portali “Variety”.

Filmi i Waititit, “Jojo Rabbit”, ia fitoi atij shpërblimin e parë “Oscar” në kategorinë “Skenari më i mirë i adaptuar”. Filmi ishte nominuar edhe për shpërblimet tjera të rëndësishme , “Globi i Artë” dhe “Grammy”. Së fundmi, regjisori nga Zelanda e Re e realizoi filmin e studios Marvel, “Thor: Love and Thunder”.

Rreth rolit të tyre të ri, Rita dhe Taika, që besohet se janë çift i martuar në jetën e përditshme, në një deklaratë të përbashkët thanë: “Jemi të lumtur ta prezantojmë ceremoninë ‘MTV EMA’ dhe t’i nderojmë muzikantët dhe performuesit më të mirë nga i gjithë globi. Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me gjithë këta artistë të talentuar”.

Edhe Fituesit me të mëdhenj në MTV EMA 2024 Showbiz Fituesit me të mëdhenj në MTV EMA 2024

Kurse, Ora tutje shtoi: “Jam e emocionuar që jam rikthyer si prezantuese dhe ndarja e skenës me Taikan e bën atë edhe më të veçantë. Ceremonia sivjet është jashtëzakonisht e veçantë, ka surpriza argëtuese, modë, komedi dhe mbi të gjitha muzikë fantastike. Mezi presim që ta ndajmë këtë eksperiencë me publikun”.

Ngjarja “MTV European Music Awards” mbahet në Düsseldorf të Gjermanisë më 13 nëntor, dhe do të transmetohet live në kanalin “MTV” në më shumë se 170 shtete.

Image