Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita dëshiron familje të madhe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se do të donte të kishte një familje të madhe.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”- e cila është në lidhje me regjisorin hollivudian Taika Waititi, 46 vjeç, ka pranuar se ngrirja e vezorëve të saj ishte “gjëja më e mirë” që ka bërë ndonjëherë, ngaqë ajo gjithmonë kishte ëndërruar të ketë shumë fëmijë një ditë, por nuk dëshironte të ndihej nën presion për të nisur një familje.

“Do të më pëlqente shumë të kisha një familje të madhe”, ka shpjeguar ylli i popit.

“Dhe mendoj se ne si gra, pa vetëdije i bëjmë shumë presion vetes, sepse e ndjejmë sikur është detyra jonë- të krijojmë e të japim jetë. Kështu që, thjesht doja të mos brengosesha për atë. Dhe ashtu u bë, nuk brengosesha, ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”.

Këngëtarja dhe aktorja 31-vjeçare filloi të takojë krijuesin e filmave nga Zelanda e re në fillim të këtij viti, dhe së fundmi u raportua që Rita e kishte njoftuar partnerin e saj me prindërit në Londër, teksa gjërat po bëhen serioze mes çiftit.

“Nuk prisja ta gjeja dashurinë në Australi, as nuk po e kërkoja atë”, ka thënë ajo.

Rita e ka pranuar se tash ajo është “më e rezervuar” dhe nuk flet shumë për marrëdhënien e saj ngaqë është e shenjtë dhe dëshiron “ta mbrojë” atë.

E pyetur se nëse dëshiron ta mbajë lidhjen jashtë vëmendjes së mediave sa më shumë që është e mundur, ndryshe nga e kaluara, ajo ka thënë: “Po, përfundimisht. Mendoj se të mbrosh diçka që me të vërtetë e dëshiron, duhet të kesh një ndjenjë privatësie sado pak.

Mbi të tjera, ylli i “Fifty Shades Freed” ka treguar për vuajtjen nga sulmet e panikut.

Hera e parë ndodhi kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe, kur nëna e saj, Vera, zbuloi se kishte kancerin në gji, e që atëherë ajo ka menduar se diçka nuk ishte në rregull me frymëmarrjen e saj.

“Isha e pafuqishme. Mendoja “ Çka do të bëj pa nënën time?” Nuk mund të imagjinoja botën pa të. Ka qenë kohë konfuze për të gjithë ne., ngaqë ajo gjithmonë ishte aty për ne. Dhe mendoj se si fëmijë, ndihemi sikur prindërit janë superheronjtë tanë. Kurrë nuk thyhen.” – ka treguar ajo për një intervistë për gazetën The Independent.

“Kam shkuar te doktorët, duke u thënë se “më duket që kam astmë”, nuk e dija se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala “sulm paniku” më frikësoi shumë, ka vazhduar ajo.

Për fat të mirë, nëna e saj e fitoi betejën me sëmundjen.

“Ende shkoj në terapi për këtë”.

“Po flisja në telefon me terapistin tim sot, në mesditë. Po flisnim afërsisht një orë. Nuk e di se si do të funksionoja pa terapi”, ka përfunduar ajo.

Artikuj të ngjashëm