Këngëtarja më famë botërore e me rrënjë shqiptare, Rita Ora, ka treguar se a planifikon të bëjë fëmijë për revistën britanike “OK”.
“Do të ndodhë kur të ndodhë. Vetëm besoj në univers”, ka thënë këngëtarja.
33-vjeçarja në këtë intervistë ka treguar se është më rëndësi që fëmijët të kenë një shtëpi, duke ju referuar dy vajzave që burri i saj, regjisori Tika Waitit, ka me ish gruan Chelsea Wainstanley.
Ndër të tjera, kosovarja ka treguar edhe arsyen se pse e ka mbajtur të fshehtë martesën duke bërë edhe një dasmë shumë intime në të cilën të ftuar ishin vetëm tetë persona.
“Doja ta mbaja për vete dasmën për aq gjatë sa të mundja. Jam figurë publike që një kohë të gjatë dhe i kam dhënë gjithçka publikut. Ishte bukur të mbaja diçka sekret për pak kohë”, ka thënë Ora, prindërit e të cilës ishin virtualisht prezent në dasmën e të bijës përmes platformës “Zoom”.
Edhe
Rita Ora: Jam krenare që jam emigrante
Këngëtarja që ka një shtëpi në Britani, ka futur në pronësi të saj e të Taikas edhe një tjetër shtëpi me vlerë 5 milion funte britanike, në Zelandën e Re.
Ora po planifikon të kalojë më shumë atje pasi burrit të saj i pëlqen të punojë në këtë vend në projektet e tij filmike.

“Taikas i pëlqen shumë të filmojë atje. Do të filmojmë bashkë diçka vitin e ardhshëm. Mund të jem e të mos jem duke punuar bashkë me partnerin tim, por do ta lë me kaq. Aktrimi është prioriteti më i madh për mua në vitin e ardhëm. Do të aktroj shumë më shumë”, ka thënë ajo.
Ylli do të luajë rolin e “mbretëreshës së zemrave” në filmin e ri nga produksioni “Disney”, “Decadents: The Rise Of Red”.
Edhe
Rita Ora paralajmëron album të ri dhe turne botëror në vitin 2026
Pavarësisht se është e famshme, Ora insiston se është vetëm një vajzë normale e jetës së përditshme që shkoi për të jetuar në Londër, pasi prindërit e saj ikën nga Kosova pas persekutimit serb më 1991.
“Kam qenë shumë e zëshme ndër vite rreth çështjes se të gjithë meritojnë t’u jepet një shans. Unë jam një nga ata persona që i është dhënë mundësia e edukimit duke ardhur për të jetuar këtu në Londër. Për shkak të kësaj unë jam duke bërë punën që kishë ëndërruar dhe jam shumë, shumë krenare me këtë fakt. As që dua të mendoj se si do të ishte jeta ndryshe”, ka thënë Ora.