Rihanna është bërë sërish aktive, pas një pauze disa vjeçare nga muzika dhe nga bota e modës.
Këngëtarja nga Barbadosi ka pozuar për revistën e famshme “Vogue Italia”, përmes së cilës vjen me një pamje më ndryshe se zakonisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRiri, 33-vjeçare, është bërë kështu këngëtarja e dytë pas Madonnas, e cila arrin të pozojë për katër “Vogue” në mbarë botën: American Vogue, British Vogue, Vogue Paris dhe Vogue Italia.
Rihanna thuhet se është duke punuar shumë në studio për të sjellë edhe albumin e saj të ri, i cili do të vjen në treg pas një pauze prej afro 5 vjetësh në muzikë. Albumi i fundit i saj, i titulluar “Anti” ishte publikuar në fillim të vitit 2016.
Ndërkohë, siç është shkruar në mediat e huaja, albumi i ri i këngëtares së famshme, i cili do të jetë albumi i saj i nëntë me radhë, pritet të titullohet “R9”. Këngët nga ky album parashihet të jenë hite të radhës marrë parasysh se Rihanna është njëra prej këngëtareve më të dëgjuara në botë.
{gallery}