Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rikthehet Dafina Kastrati me “Running”

Dafina Kastrati nesër do të kthehet sërish me singlin e saj të ri "Running"!

Artistja gjithashtu këtë të diele do të jetë pjesë e programit muzikor “Top Koha Music” bashkë me vëllain e saj Rinor Kastrati i cili është tekstshkrues dhe këngëtar.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja muzikore e re me zërin e saj të veçantë në kohërat e pandemisë apelon në forcën e brendshme.

"Running" është një udhë fuqizuese për forcën e vullnetit dhe shpresës.

Me single-in e saj debutues "Shot calling" Dafina në vitin 2017 zuri vendin e tretë në MTV, me sukses përfundoi studimet e saj në arkitekturë në vitin 2019 dhe aktualisht është duke punuar në albumin e saj të parë, që do të shfaqet në vitin 2020.

Artikuj të ngjashëm