Rihanna pritet ta kryesojë festivalin Glastonbury për herë të parë, raportoi të dielën “Daily Mail”.
Ylli i muzikës nuk ka performuar asnjëherë më parë në këtë festival të famshëm në Worthy Farm, pavarësisht se kjo gjë është përfolur prej vitesh.
Pas performancës që pati në Super Bowl në vitin 2023, burimet thonë se ajo mund të performojë në këtë festival në edicionin e sivjetmë.
Sipas “The Telegraph”, Rihanna po planifikon disa koncerte në Stadiumin e Londrës (ish-Stadiumin Olimpik) më 4 apo 5 korrik, si dhe disa shfaqje të tjera më 8,9, 11 dhe 12 korrik.
Kjo seri koncertesh do të ishte kthimi i Rihannës në skenë pas gati një dekade.
Artikuj të ngjashëm
-
Rihanna pritet të jetë ylli i ardhshëm i festivalit “Glastonbury”
-
A$AP Rocky zbulon se Rihanna po punon për albumin e ri
-
“Sunny Hill” publikon programin ditor të festivalit
-
Edhe dy javë nga spektakli i madh që do ta sjellë “Sunny Hill”
-
Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh