Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Edhe dy javë nga spektakli i madh që do ta sjellë “Sunny Hill”

sunny hill

Dy javë kanë mbetur nga fillimi i një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore të vitit në Kosovë. Sunny Hill Festival 2026 edhe këtë verë pritet të mbledhë mijëra adhurues të muzikës nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Organizatorët e festivalit kanë thënë se përgatitjet tashmë po shkojnë drejt fundit për festivalin, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, duke premtuar tri net të mbushura me performanca spektakolare dhe atmosferë unike.

Në krye të programit të sivjetmë janë tre emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare. Katy Perry do të jetë artistja kryesore e natës së parë, Leëis Capaldi do të ngjitet në skenë në natën e dytë, ndërsa edicionin do ta përmbyllë superylli i muzikës elektronike Martin Garrix.

Përveç emrave të njohur botërorë, festivali do të sjellë edhe dhjetëra artistë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë, duke ofruar një program të larmishëm për publikun.

Me përgatitjet që po hyjnë në fazën finale, gjithçka është gati që fundi i korrikut të shënojë edhe një herë rikthimin e festivalit më të madh në vend.