Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Sunny Hill” publikon programin ditor të festivalit

Festivali "Sunny Hill"

Festivali "Sunny Hill"

Organizatorët e “Sunny Hill” kanë publikuar të dielën programin ditor të festivalit që nis më 31 korrik dhe përfundon më 2 gusht.

Sipas tij, në natën e parë, më 31 korrik, artistja kryesore do të jetë këngëtarja e famshme, Katy Perry, e cila do të ngjitet në skenë rreth orës 22:30. Këngëtarë të tjerë të natës së parë do të jenë edhe Dhurata Dora, La Fazani etj.

Në natën e dytë, performanca kryesore do të jetë nga Lewis Capaldi, i cili do të dalë para fansave në orën 22:30, ndërkaq artistë të tjerë do të jenë edhe “Asgjë Sikur Dielli”, Lumi B, Ledri Vula, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta etj.

Natën e tretë do ta kryesojë DJ i famshëm botëror, Martin Garrix, i cili vjen për herë të dytë në Sunny Hill. Ai do të dalë në skenë në ora 22:30.

Në mesin e artistëve të tjerë që do të argëtojnë të pranishmit në natën e tretë do të jenë edhe Adam Port & Rampa.

Artikuj të ngjashëm