Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna, e vendosur ta çojë muzikën e saj në një tjetër nivel

Këngëtarja dhe afaristja 32-vjeçare, Rihanna, e cila nuk ka publikuar album të ri muzikor nga ai i vitit 2016 “ANTI”, është shprehur e vendosur që të sjellë më shumë risi vitin e ardhshëm.

Dhe në mesin e këtij plani ka përfshirë edhe muzikën e saj.

Gjithë këtë këngëtarja e ka bërë të ditur për revistën “Closer”, ku ka shpalosur planet për të ardhmen.

“Viti 2021 është i panjohur për të gjithë ne dhe askush nuk është i sigurt se çfarë kufizimesh do të kemi. E kam nën kontroll kreativitetin tim artistik, prandaj dua që ta dërgoj muzikën dhe kompanitë që i menaxhoj në një nivel tjetër”, ka thënë ajo.

Në të kaluarën, Rihanna u kishte premtuar adhuruesve që ia vlente ta prisnin albumin e saj të ri.

Ylli i hitit “Work” ka deklaruar se gjatë gjithë kohës së izolimit nga pandemia kishte punuar në krijime të reja muzikore.

Edhe Rihanna shtyen sërish lansimin e muzikës së re Showbiz Rihanna shtyen sërish lansimin e muzikës së re

“Vetëm pse nuk kam lansuar album të ri për disa vjet nuk do të thotë se nuk kam punuar në këtë drejtim. Nuk planifikoj të lansoj muzikë vetëm sepse njerëzit po e kërkojnë atë. Por, pritja për albumin do t’u shpërblehet”, ka deklaruar Rihanna.

Këngëtarja nga Barbadosi ka shënuar sukses edhe si aktore dhe afariste, duke punuar në markën e saj të produkteve kozmetike dhe veshjeve të brendshme. Mirëpo, ajo këmbënguli se pavarësisht se në çfarë është duke punuar, duhet të jetë ndonjë projekt në të cilin beson vërtet.