“The Voice of Australia” tashmë e ka lansuar sezonin e ri, dhe çdo javë po publikohen video të shkurtra nga audicionet e këngëtarëve që po e provojnë fatin për ta fituar garën e njohur muzikore.
Në njërën prej klipeve të postuara në faqen zyrtare të emisionit në “YouTube”, shihet një konkurrente duke e interpretuar hitin “Lonely” të këngëtares Rita Ora.
Dhe me ardhjen e bukuroshes me prejardhje kosovare në këtë shou, është rritur edhe shikueshmëria e “The Voice of Australia”. Në kohë reale të transmetimit, shou i pati 1 milion shikues duke u bërë programi i dytë më i shikuar në vend.
Përveç audiencës së madhe në qytetet australiane, si Sydney, Melbourne, Brisbane, Adelaide dhe Perth, “The Voice Australia” u shikua edhe në shumë vende të botës.
Kur episodi i dytë i emisionit me 1.2 milionë shikues po transmetohej, kishte tejkaluar dy emisionet e tjera jashtëzakonisht të shikuara në Australi, “Australian Survivor”, i cili morri rreth 660,000 shikues dhe “The Nine’s The Block” me 630,000 sish.
Edhe
“The Voice Australia” rikthehet me sezonin e ri, Rita Ora pjesë e jurisë
Ndërkaq në një tjetër video që po merr shumë vëmendje në rrjetet sociale, është momenti kur një konkurrent i shout të njohur muzikor vendos ta bëjë një vallëzim ekzotik për Rita Orën, me kërkesën e këngëtares së famshme.
Përveç Rita Orës, pjesë e jurisë në “The Voice” janë edhe, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.