Lachie Gill, konkurrenti i yllit të muzikës pop, Rita Ora, u shpall fitues i garës së njohur muzikore, “The Voice Australia”.
Edicioni i 11-të i shout u përmbyll me finalen e madhe e cila zuri vend të dielën (29 maj), dhe gara mes katër finalistëve ishte jashtëzakonisht e fortë.
Secili anëtarë i jurisë përfundoi me nga një konkurrent në garë për çmimin e madh prej 100 mijë dollarësh dhe një kontratë bashkëpunimi më kompaninë muzikore, “Universal Music Australia”, raportoi portali “7News”. Thando Sikwila ishte pjesë e ekipit të Keith Urbanit, Jordan Tavita ishte pjesë e ekipit të Guy Sebastianit dhe Faith Sosene nga ekipi i këngëtares Jess Mauboy. Por në fund, konkurrenti i Orës u vlerësua si më i miri nga votat e publikut.
Megjithëkëtë, pas shpalljes së fituesit, pati reagime të shumta në rrjetet sociale.
Shumë njerëz i shprehën pakënaqësitë e tyre për fitoren e 24-vjeçarit, Lachie Gill, duke i akuzuar organizatorët e kësaj ngjarjeje për racizëm. Kjo pasi gjithmonë në fund çmimi i madh i ndahet konkurrentëve të racës së bardhë, derisa anashkalohet talenti i personave me ngjyrë.
Edhe
Rita Ora befasohet nga kandidatja shqiptare në “The Voice Australia”
Sa ka të vërtetë në këto deklarata të publikut nuk dihet ende, por megjithëkëtë organizatorët duhet marrë parasysh ankesat e votuesve, nëse nuk duan ta humbin shikueshmërinë.
Kujtojmë se këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, i është bashkuar këtij shou në dy edicionet e fundit, dhe ardhja e saj si anëtare e jurisë pati kontribuar dukshëm në rritjen e shikueshmërisë së “The Voice” në Australi, ku ajo e ka një bazë të madhe adhuruesish.
Really bad, 3 people if colour with incredible voices and the one white guy with tge average voice wins. Well done Australia providing yet again if you aren't white you can't win #TheVoiceAU
— ? Jenny Mul (@jenharl) May 29, 2022
Of course the white boy’s gonna win #TheVoiceAU
— kip in sydney (@KGinSydney) May 29, 2022
Not happy at all with the result on @TheVoiceAU you had 3 amazing singers with beautiful voices and the white guy with an average voice wins please make it make sense #TheVoiceAU
— DonskiJazz (@DonskiJazz) May 29, 2022
Well… that was a waste of time - 3 incredible singers of colour, & the mediocre white guy with a mo won ?
— Caro Line (@craftycaro1971) May 29, 2022
#TheVoice #TheVoiceAU
