Showbiz

Raportohet se Cher planifikon të martohet me partnerin e saj 40 vjet më të ri

Alexander Edwards dhe Cher

Alexander Edwards dhe Cher

Foto: Associated Press

Legjenda e muzikës, Cher, pritet të martohet me partnerin e saj, Alexander “AE” Edwards, rreth kohës kur ajo do të festojë ditëlindjen e 80-të, në muajin maj të vitit 2026, ka shkruar The Mirror.

Një burim i afërt ka treguar se këngëtarja e hitit “Believe” dëshiron të kurorëzojë lidhjen me Edwards, i cili është 40 vjet më i ri se ajo, pikërisht rreth 20 majit 2026, kur Cher mbush 80 vjet.

“Cher nuk ia vë fare veshin diferencës së moshës dhe të dy janë gati të vazhdojnë seriozisht me njëri-tjetrin. Ajo e sheh festën e 80-vjetorit si momentin ideal që ajo dhe Alexander ta bëjnë zyrtare lidhjen e tyre”, ka thënë burimi për The Mirror.

Ky raportim vjen pak kohë pasi Cher reagoi ndaj kritikave për diferencën e moshës mes saj dhe partnerit, duke theksuar se ata po e shijojnë lidhjen e tyre.

Gjatë një interviste në emisionin CBS Mornings, moderatorja Gayle King e pyeti Cherin për komentet lidhur me këtë romancë. Reagimi i artistes ishte i drejtpërdrejtë.

“Të thonë çfarë të duan. Ata nuk po jetojnë jetën time. Askush nuk e di se çfarë ndodh mes nesh, por ne po kalojmë shumë bukur”, ka thënë këngëtarja.

Cher ka theksuar se edhe Alexander nuk ka asnjë problem me diferencën e moshës.

“Jo, aspak, falë Zotit. Ai thjesht thotë: ‘Ti mund të plakesh, por shpirti yt mbetet i ri’”, ka thënë ajo.

Ylli ka shtuar se çifti qesh shpesh dhe se ndjen dashuri të madhe për të.

“E dua shumë. Mendoj se është i bukur. Është jashtëzakonisht i talentuar. Një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë”, ka thënë ajo.