Showbiz

Cher po e shijon romancën me të dashurin e saj më të ri

Cher dhe Alexander Edwards

Cher dhe Alexander Edwards

Foto: Associated Press

Këngëtarja, Cher, i është kundërpërgjigjur kritikëve që e komentojnë diferencën prej 40-vjetësh mes saj dhe partnerit Alexander Edwards, duke thënë se po kalojnë “shumë bukur” dhe se ai është “i bukur” dhe “i talentuar”.

Këngëtarja legjendare, 79 vjeçe, që tri vjet është në lidhje me producentin 39-vjecar të muzikës, por ka thënë se mosha nuk ka qenë kurrë problem për ta. Në një intervistë në CBS Mornings, gazetarja Gayle King e pyeti këngëtaren për komentet rreth diferencës në moshë, ka raportuar FemaleFirst.

“Sidoqoftë, askush nuk po e jeton jetën time. Askush nuk e di çfarë ndodh mes nesh, por ne po kalojmë shumë mirë”, ka thënë ajo.

Ylli ka shtuar se Edwards nuk e ka aspak problem moshën.

“Jo, falë Zotit. Ai gjithmonë thotë: ‘Ti mund të plakësh, por shpirti yt mbetet i ri’”, ka thënë ajo.

Për partnerin e saj, Cher ka thënë se e do dhe se mendon që është i bukur e shumë i talentuar.
“Qeshim gjatë gjithë kohës, e di? Thjesht e dua. Mendoj që është i bukur. Është shumë i talentuar. Është një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë”, ka thënë ajo.

Cher ka zbuluar gjithashtu se ka marrëdhënie shumë të mirë me djalin gjashtëvjeçar të Edwardsit, Slash, nga një lidhje e mëparshme.

“Dikur lutesha: ‘Zot, më jep një burrë dhe një fëmijë të vogël’. Dhe, në fakt, i mora të dy”, ka thënë këngëtarja.

Për vogëlushin ajo ka thënë se është shumë i mençur.

Gjatë bisedës, Gayle, 70 vjeçe, e pyeti Cheren si ndihet për plakjen.

“Po. E urrej. Jam 10 vjet më e madhe se ti, e dashur”, ka thënë Cher, ndërkohë që Gayle i tha se beson që tani ato janë më të mençura e më me përvojë.

Këto deklarata vijnë pasi ylli i hitit “Believe” kishte bërë më parë shaka se duhej të fillonte të dilte me burra më të ri, sepse “ata janë të vetmit që kanë mbetur gjallë”.

Në “The Jennifer Hudson Show” ajo është pyetur se pse preferon partnerë më të rinj.

“Arsyeja pse dola me burra më të rinj është sepse burrat e moshës sime tani janë plakur… dhe tani janë të gjithë të vdekur. Më parë, ata thjesht kishin frikë të më afroheshin. Të rinjtë ishin të vetmit që guxonin”, pati thënë ajo.

Cher ka treguar se kur e njohu për herë të parë Edwardsin, ishte “e nervozuar”, edhe pse e njihte rrethin e tij shoqëror.

“U ndjeva e pasigurt, jo sepse ishin njerëz të këqij, por për shkak të reputacionit të tij. Unë në fakt jam shumë e turpshme kur nuk jam në skenë, sidomos me burrat, jam shumë e turpshme”, ka thënë Cher.