Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“R.I.P.” i Rita Orës rrëmben çmimin “Latin American Music Awards 2019”

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka rrëmbyer çmimin për videon më të mirë në “Latin American Music Awards 2019” me këngën “R.I.P.”, të cilën e ka bërë në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anitta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vajzat e publikuan në mars të këtij viti këngën “R.I.P”, që numëron afro 135 milionë klikime në YouTube.

Në këtë kategori, Ora mposhti emra të njohur siç janë: Maluma, Daddy Yankee, Camila, e të tjerë.

Në mbrëmjen e “Latin American Music Awards 2019” ishte vetëm Sofia Reyes, e cila mori çmimin. Ora aktualisht ndodhet në Meksikë, ku po shkëlqen në koncerte./atsh