Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Princi Harry dhe Meghan Markle me serial të ri në “Netflix”

Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle

Foto: Associated Press

 

Princi britanik, Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, do të realizojnë një serial të ri dramatik për “Netflix”, këtë herë të fokusuar në botën e sportit polo, ka raportuar “Deadline”.

Projekti, që ende nuk ka një titull zyrtar, do të realizohet përmes kompanisë së tyre “Archewell Productions” dhe është pjesë e një marrëveshjeje të re bashkëpunimi me platformën “Netflix”.

Seriali do të shkruhet nga Francisca X Hu, e njohur për punën në “Dynasty”, dhe do të ndjekë historinë e dy ekipeve rivale të polos dhe familjeve që i udhëheqin.

Ngjarja do të zhvillohet në Wellington, Florida, ku ndodhet edhe qendra kombëtare e polos në SHBA.

Edhe Harry dhe Meghan kanë nënshkruar marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflixin Showbiz 11 muaj më parë Harry dhe Meghan kanë nënshkruar marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflixin

Kjo nuk është hera e parë që çifti punon me këtë temë. Ata më parë kanë qenë producentë ekzekutivë të dokumentarit “Polo”, që tregonte jetën e lojtarëve profesionistë, por që zgjati vetëm një sezon.

Ndërkohë, Harry dhe Meghan kanë edhe projekte të tjera në zhvillim me “Netflixin”, përfshirë filmat “The Wedding Date” dhe “Meet Me at the Lake”.

Marrëveshja e re zëvendëson kontratën e mëparshme pesëvjeçare të çiftit me platformën, e cila përfundoi vitin e kaluar. Megjithatë, “Netflix” ka theksuar se raporti mes tyre vazhdon.

“Kemi ende një marrëdhënie me ta. Kemi filma në zhvillim dhe një dokumentar të shkëlqyer. Ata kanë projekte në zhvillim si në televizion ashtu edhe në film”, ka thënë Bela Bajaria, drejtoreshë e përmbajtjes në “Netflix” gjatë një ngjarjeje në Los Angeles.

Ajo ka shtuar se marrëveshje të tilla shpesh ndryshojnë.

“Marrëveshjet vijnë dhe shkojnë gjatë gjithë kohës. Shumë prej tyre nuk rinovohen dhe kjo nuk bëhet gjithmonë lajm, sepse nuk ka ndonjë histori ‘pikante’”, ka thënë ajo.

Edhe Harry dhe Markle mund të përfshihen në dokumentarin për Princeshën Diana Showbiz 10 muaj më parë Harry dhe Markle mund të përfshihen në dokumentarin për Princeshën Diana

Së fundmi u bë e ditur se “Netflixi” ka ndërprerë bashkëpunimin me brendin e stilit të jetesës të Meghan, “As Ever”, që është lansuar vitin e kaluar.

“‘As Ever’ është mirënjohës për bashkëpunimin me ‘Netflix’ gjatë lansimit dhe vitit të parë. Kemi pasur një rritje të shpejtë dhe tani jemi gati të qëndrojmë në këmbët tona”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të brendit.

Edhe “Netflix” ka konfirmuar vendimin, duke theksuar se pasioni i Meghanit për të sjellë bukuri dhe thjeshtësi në momentet e përditshme ka frymëzuar krijimin e këtij brendi. Ajo do të vazhdojë ta zhvillojë atë në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, shefi i “Netflixit”, Ted Sarandos, ka vlerësuar ndikimin e Meghanit në kulturën pop.

“Mendoj se Meghan nënvlerësohet për ndikimin që ka në kulturë”, ka thënë ai.

Ai solli si shembull reagimin ndaj dokumentarit “Harry & Meghan”.

Edhe Daniel Radcliffe bëhet princ në filmin e ri të animuar të Netflixit Showbiz 6 d. më parë Daniel Radcliffe bëhet princ në filmin e ri të animuar të Netflixit

“Kur publikuan trailerin, çdo detaj u analizua për ditë të tëra. Këpucët që ajo mbante u shitën menjëherë në gjithë botën. Edhe batanija ‘Hermès’ që ishte pas saj u shit kudo”, ka thënë ai.

Sarandos ka përfunduar se njerëzit janë të fascinuar nga Meghani dhe se ajo dhe Harry shpesh nënvlerësohen.