Princi Harry ka thënë në një intervistë për transmetuesin amerikan CBS se ai ishte “fanatik” përpara se të takohej me tani bashkëshorten e tij, Meghan Markle.
Ai tha gjithashtu se ishte "naiv" për mënyrën se si përkatësia e saj etnike do të ndikonte në mbulimin mediatik të marrëdhënies së tyre. Familja mbretërore nuk ka pranuar të komentojë, por pretendimet e tij sjellin edhe një herë temën shumë të ndjeshme të racës në institucion.
Kujtimet e Harry-t të titulluara “Spare”, që do të publikohen më 10 janar, u zbuluan pasi disa kopje dolën në shitje herët në Spanjë.
“Nuk e kisha idenë se shtypi britanik ishte kaq fanatik. Dreqin, unë ndoshta kam qenë fanatik përpara marrëdhënies me Meghan”, ka thënë Harry.
Në libër pretendohet se ai dëgjoi një sharje raciste të përdorur nga "shumë njerëz" kur ishte duke u rritur.
-
Princi Harry i mohon spekulimet për ndarje nga Meghan Markle
-
Princi Harry thotë se Meghan u cilësua si ‘shtrigë’ për ndryshimin e tij
-
Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët
-
Princi Harry s'e donte rolin në familjen mbretërore, sipas tij, ai rol ia mori jetën nënës së tij
-
Markle thotë se fëmijët kopjojnë theksin e babait të tyre