Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Për shkak të Vejushës së Zezë nuk kishte ngrënë dhe e kishte lënë duhanin

Aktorja amerikane, 34-vjeçarja Scarlett Johansson, gjatë viteve të fundit veçanërisht u dallua me rolin e Black Widow në filmat e Marvel 'Avengers', ndërsa për shkak të rolit aktorja për mediat e huaja e ka pranuar se i është përmbajtur një diete dhe trajnimi të rreptë të cilin e kishte hartuar trajneri i fitnesit Eric Johnson, të cilin ajo e njohu në vitin 2009, kur filluan përgatitjet për rolin.

"Scarlett po përgatitej siç përgatitet një sportist për gara. Ky është një kombinim i disa llojeve të trajnimeve për ta arritur kulmin. Nuk ushtruam vetëm për ta ndryshuar trupin e saj, por për ta stimuluar mendjen e saj. Kurrë nuk kam menduar se do të dorëzohet, por e pranoj se e kishte shumë të vështirë", tha Johnson, duke shpjeguar se aktorja për rolin në fjalë e ka lënë duhanin, ndërsa kishte fjetur më shumë seç ishte mësuar - më shumë se katër orë, shkruan KOHA Ditore.

Gjithashtu, trajneri i aktores 34-vjeçare shpjegoi se përse Scarlett i ishte nënshtruar një diete të rreptë që ishte arsyeja se pse ajo ishte e uritur. "Me qëllim i shkaktoja uri. Ajo nuk guxonte të hante. Jemi përgatitur për atë temp të xhirimeve i cili zgjat pothuajse gjithë ditën. Qëllimi ishte që ajo të fitonte veti fizike të karakterit që e luan", tha ai duke shpjeguar se ushqimet e saj ishin të kufizuara në kohë, që do të thotë se ajo nuk hante deri në 12 orë në ditë, dhe në varësi të orarit të xhirimeve ndonjëherë deri në 15 orë.