Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Johansson i ka mbajtur shtatzënitë larg syrit të publikut

Aktorja Scarlett Johansson mendon se ka shumë “paragjykime” rreth të qenët shtatzënë.

Aktorja 37-vjeçare – e cila e ka vajzën 7 vjeçe, me ish-bashkëshortin Romain Dauriac dhe Cosmon, shtatë muajsh, me të dashurin Colin Jost – e ka pranuar se ishte shumë “e kujdesshme” në të dyja shtatzënitë nga gjykimi i të tjerëve teksa trupi ndryshonte.

“Kam qenë shumë e kujdesshme në të dyja shtatzënitë, nuk doja të ndihesha e vëzhguar në syrin e publikut. Doja të isha në gjendje t’i përjetoja vetëm unë ndryshimet në trupin tim, pa qenë nevoja që njerëzit e tjerë të më tregojnë se si më shohin, edhe nëse ishte diçka pozitive a negative”, është shprehur aktorja.

Ylli i “Black Widow” ka shpjeguar se shpesh është ndier “nën vëzhgime” nga gratë e tjera, të cilat po ashtu ishin shtatzënë dhe është përballur me disa ndjesi jo dhe aq të mira teksa ishte shtatzënë me djalin e saj.

Duke folur për Vanity Fair, ajo shpjegoi: “E kuptova që kur isha shtatzënë me djalin tim (Cosmo, i lindur gushtin e kaluar), është qesharake se sa gjëra të bëjnë njerëzit kur je shtatzënë - shpresat e tyre, dëshira për të paragjykuar. Shumë prej tyre u vendosen grave shtatzëna. Kisha shumë njerëz që më thoshin menjëherë gjëra të tilla si “Sa e mrekullueshme, oh Zot, kjo është e mrekullueshme”. Dhe ndërkohë që isha padyshim e emocionuar që isha shtatzënë në një farë mënyre, kisha gjithashtu ndjesi jo edhe shumë të mira për këtë, sidomos kur isha nën vëzhgim nga gratë që i kisha afër.

“Ndihem sikur shumë gjëra kanë ecur përpara në pesë vjetët e fundit për sa i përket fuqizimit të grave, por kjo gjë mbetet si në Epokën e Errët. Kaq shumë gjykime nga to... është çmenduri”.